përplasjet me shtrëngatat s’ju ndalen
në rrugët e lavdisë
si yjet e qiellit shndritur
si Feniksi nga hiri ngritur
burrat e dheut
në gjirin e tokës
pishtarë të lirisë
bijtë e Epokës
sot e dje
ata ishin tre
digë përballë stuhive
shkëmbinj të rëndë
me valët në kacafytje
atdhe nuk të kemi gënjyer
nuk të kemi shitur
nuk të kemi harruar
nuk të kemi braktisur
shpresat kurrë nuk t’i kemi vra
sot e dje
ata ishin tre
tri lule të lirisë
këputur në mes te rrugëtimit
tre bijtë Legjendë të tokës
tre bijtë e Shqipërisë
tre Lisat e gjatë
nga malet e Llapit
në bjeshkët e Dukagjinit
në shenjë hidhërimi
trazuar valët dallgë të Drinit
mos harroni asnjë herë
atdhe
sot e dje
ata ishin
tre
Kosovë
me rrudhat e halleve në ballë
tre lapidarë gdhendur në gurë
tre dëshmitarë të kohës sonë
tre yje të flakëruar në flamur
në gjirin e atdheut
sot e dje
Ante i legjendave
ku je
Ata ishin Tre
CH-31-01-2026
Mehmet Bislimi
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
