Thorbjørn Jagland në dokumentet e Epstein: Rikthehen kritikat ndaj ish-kreut të KiE për lidhje dhe deklarata të rënda ndaj Kosovës

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjørn Jagland, është përmendur në dokumentet e publikuara së fundmi që lidhen me financierin e dënuar për krime seksuale, Jeffrey Epstein, duke nxitur reagime dhe kritika të reja publike. Në korrespondencat e publikuara përmenden plane për një udhëtim të mundshëm të Jaglandit dhe familjes së tij në ishullin privat të Epsteinit, udhëtim që sipas dokumenteve më pas ishte anuluar. Jagland ka qenë më herët figurë kontroverse për Kosovën për shkak të deklaratave të ashpra, përfshirë ato të vitit 2004 kur kishte pretenduar se krimi i organizuar kishte kapur një pjesë të qeverisjes dhe se Kosova ishte korridor i madh i narkotikëve. Në vitin 2010 ai kishte kërkuar hetime të thelluara ndaj akuzave të ngritura në raportin e Dick Marty për trafikim organesh, duke thënë se pretendimet nuk mund të injoroheshin. Dokumentet e reja përmendin gjithashtu komunikime të drejtpërdrejta me Epsteinin, përfshirë një email pas një vizite në Shqipëri në vitin 2012. Publikimi i këtyre materialeve ka rikthyer në fokus rolin dhe gjykimin etik të ish-zyrtarit të lartë evropian, ndërsa nuk ka vendim apo akuzë penale të re ndaj tij të bërë publike deri më tani.

Kontrolloni gjithashtu

Blerim Muriqi: LEGJIMITETI I VOTËS – PUSHTET I NËPËRKËMBUR

Manipulim i dyshuar votash në Mitrovicë – Prokuroria interviston 43 kryesues të QKN-ve

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka urdhëruar intervistimin e 43 kryesuesve të Qendrave Komunale të Numërimit …