ASK: Është rritur indeksi i përgjithshëm i inputeve në bujqësi në TM4 2025, krahasuar me TM4 2024

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Inputeve në Bujqësi për tremujorin e katërt (TM4) 2025. Sipas të dhënave të publikuara nga kjo agjenci, ka një rritje të ndjeshme të inputeve gjatë vitit 2025 krahasuar me periudhat e njëjta të vitit 2024. Ky publikim është i bazuar në çmimet e inputeve bujqësore të grumbulluara në Kosovë. Grumbullimi i çmimeve është kryer në barnatoret bujqësore, farmacitë veterinare, në kompani, tregje dhe vende të tjera, ku çmimet e inputeve bujqësore janë në dispozicion. Në Tremujorin e Katërt të vitit 2025, Indeksi i Input1 ka rritje për 4,3 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024. Kurse, Indeksi i  Tremujorit t Katërt të vitit 2025, ka rritje për 3,7 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024. Indeksi i inputit të përgjithshëm i vitit 2025 krahasuar me vitin 2024, ka rritje për 4 për qind.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Besoj se viti 2026 është koha që të mbështetet Kosova për t’u anëtarësuar në NATO

Duke folur për pritjet e tij lidhur me antarësimin e Kosovës në NATO, ish ministri …