Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka thënë se është i gatshëm të japë dorëheqje nga posti

Izmir Zeqiri: Veprimet që po ndërmerren në komunat veriore mund të nxisin tensione ndëretnike

Ish-kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka tërhequr vërejtjen se ve[primet që po nërmerren në komunat veriore, mund të nxisin tensione ndëretnike. Ai ka theksuar se sipas informatave që ka për komunat e tjera, veçanërisht për Mitrovicën e Veriut, po flitet për largime të stafit që janë pranuar përmes konkurseve. “Këto masa çfarë po i lexoj edhe po jam i informuar nga komunat e tjera, do të thotë akoma në komunën e Zubin Potokut nuk kanë fillu me i marrë. Mirëpo ka një përpjekje të sistemimit të punëtorëve, e shoh që, do të thotë, i thërrasin me u lajmëru normal nëpër vendet e punës, po për t’u sistemu akoma nuk është marrë ndonjë hap i tillë. Meqenëse kjo çfarë kam lexuar, do të thotë edhe për komunat e tjera siç është Veriu i Mitrovicës, mendimi im është se ato janë disa vendime arbitrare të themi ashtu, se po merren vendime me i largu njerëzit prej pune që janë pranu me konkurse që nuk ka të drejtë asisoji. Shembull, ka të drejtë komuna të ngrejë, të themelojë komisionin disiplinor dhe natyrisht me përcjellë punën e secilit dhe në qoftë se ka ndonjë neglizhencë pune, ndërmerren masat, merr komisioni disiplinor, jo vendime asisoj”, ka thënë për Ekonomia Online, ish-kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Besoj se viti 2026 është koha që të mbështetet Kosova për t’u anëtarësuar në NATO

Duke folur për pritjet e tij lidhur me antarësimin e Kosovës në NATO, ish ministri …