Vetëvendosje

Partia Vetëvendosje ka shpenzuar mjete dukshëm më shumë se sa PDK, LDK dhe AAK marrë së bashku

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka publikuar raportet e shpenzimeve të tremujorit të fundit të vitit 2025 të subjekteve politike të cilat ishin pjesë e Kuvendit, sipas rezultateve të zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt 2025. Nga publikimi i këtyre të dhënave mësohet se gjatë kësaj periudhe kohore, partia Vetëvendosja ka shpenzuar shumë më shumë se sa ka qenë e paraparë. Për këta tre muaj, Vetëvendosje ka shpenzuar 1 milionë e 263 mijë e 372 euro anipse shuma e buxhetit për këtë periudhë për këtë parti ka qenë 550 mijë e 799 euro. Partia Demokratike e Kosovës për periudhën tetor-dhjetor 2025 ka shpenzuar 280 mijë e 822 euro, ndërkohë që shuma e buxhetit ka qenë 283 mijë e 183 euro. Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpenzuar 224 mijë 859 euro, nga shuma e buxhetit që ka qenë 225 mijë e 959 euro. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sipas raportit ka shpenzuar 70, mijë e 210 euro. Përderisa të gjitha këto parti kanë shpenzuar rreth 550 mijë euro, partia Vetëvendosje ka shpenzuar e vetme 1 milion, 263 mijë euro.

Kontrolloni gjithashtu

KMDLNj: Gjykata Speciale nuk është duke garantuar gjykim të drejtë dhe të paanshëm për ish-krerët e UÇK-së

Gjykata e Hagës ka njoftuar se nuk ka vende për të gjithë të interesuarit për të marr pjesë në seanca

Gjykata e Hagës ka njoftuar se nuk ka vende për të gjithë të interesuarit për …