Sadik Halitjaha: Kushtetuta e Kosovës në provë

Analisti Sadik Halitjaha ka bërë një analizë kritike mbi Kushtetutën e Kosovës, duke ngre shqetësime për disa dispozita që, po ndikojnë në bllokimin institucional dhe në kufizimin e funksionimit normal të shtetit. Në reagim theksohet se struktura aktuale kushtetuese krijon mekanizma bllokues në vendimmarrje, sidomos përmes kërkesave për shumica të dyfishta dhe rolit vendimtar të përfaqësuesve të pakicës serbe në çështje madhore shtetërore. Në këtë qëndrim përmenden rezervimi i vendeve parlamentare për komunitetin serb, mungesa e të drejtës së referendumit, kushtëzimet për ndryshime kushtetuese, si dhe paqartësitë procedurale që, sipas vlerësimit të autorit, kanë prodhuar ngërçe të zgjatura politike. Po ashtu ngrihen dilema rreth kompetencave të Gjykatës Kushtetuese, e cila vlerësohet si interpretuese e normës, por pa mekanizma detyrues për zgjidhje përfundimtare. Analiza përfundon me thirrjen për rishikim të dispozitave kushtetuese me qëllim krijimin e një modeli më funksional të organizimit shtetëror, që do të shmangte bllokadat institucionale dhe do të siguronte vendimmarrje më efikase.

Kontrolloni gjithashtu

Në Itali punojnë 250 mijë shqiptarë në mënyrë të rregullt dhe shumë të tjerë ilegalisht

Ka arritur në 20 numri i punëtorë qëkanë humbur jetën në vendin e punës

Ka arritur në 20 numri i punëtorë qëkanë humbur jetën në vendin e punës, nga …