Tema të tjera...
Ramiz Lladrovci: Vetëm pafajësia për heronjtë tanë të luftës dhe paqes, do të jetë vendimi i drejtë!
18/02/2026
Jakup Krasniqi nga Haga: Dalja ime publike në 1998 ishte kundër politikave gjenocidale të Serbisë
18/02/2026
Sekretarja e Përgjithshme e Partia Demokratike e Kosovës dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke shprehur mbështetjen e saj dhe duke i cilësuar ata si të pafajshëm. Në një reagim publik, Çitaku theksoi se, sipas saj, historia dhe e vërteta e luftës çlirimtare të Kosovës nuk mund të zbehen apo të tjetërsohen në një sallë gjyqi. Ajo i quajti ish-udhëheqësit e UÇK-së çlirimtarë dhe heronj të kombit, duke nënvizuar bindjen e saj se drejtësia do të vërtetojë pafajësinë e tyre. “E vërteta e luftës sonë nuk zbehet dhe nuk tjetërsohet në një sallë gjyqi”, ka shkruar Çitaku. Sipas saj, Kosova i njeh dhe i respekton ata, duke shtuar se qytetarët i presin “me kokën lart në atdhe”. Reagimi i saj vjen në një moment të ndjeshëm, pas përfundimit të deklaratave përmbyllëse të ish-krerëve të UÇK-së në procesin që po zhvillohet në Hagë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
