… Në atë godinë të madhe ku dera e hekurt gjithherë ka qëndruar mbyllur, e kot, këta “mbyllës”, nuk do munden ta mbyllin kurrë derën e madhe të lirisë së shpirtit tuaj, dhe të popullit tonë liridashës, kurrë, asnjëherë!
Ju po paguani tagrin më të lartë të lirisë sonë të përbashkët, kjo përsëritët rrallë herë në histori, e kotë, historia nuk mund të vritet- ju jeni historia vet!
Ata, ketë e kuptuan sot, më shumë se dje, dje më shumë së nesër. Prokurorë në ndjekje të një Epoke përpjekjesh, duan ta vrasin këtë Epokë historike të përpjekjeve tona për liri- JO, ata këtë nuk do ta arrijnë kurrë: ju jeni historia vet!
Dua të të them: udhembarë botë që përpiqesh për të vrarë lirinë e popujve liridashës, udhembarë e mos u kthefsh më!, sa të kemi dashtë e besuar, sa na ke thyer e zhgënjyer, ua kemi hapur derën e shpirtit tonë liridashës, miq e dashamirë të shumtë të kësaj bote, që keni hyrë e dalë pa pushim, ku jeni ju sot, kur po ngulfatet përpjekja e një populli për liri?
Kjo nuk duhet të nënkuptonte më shumë se sjelljet e devotshme të bijve tanë atje, për të nderuar respektin e brendshëm shpirtërorë dhe shpirtin e tyre liridashës, që nuk preket me dorë, por që shihet me sytë e shpirtit, ju që po doni ta vrisnin Epokën e historisë- Jo, bijtë tanë: Ata janë historia vet!
Me dëshirën e madhe, jemi përpjekur për të nderuar miqtë dhe njerëzit e vullnetit të mirë, që mbrojnë të drejtën si kauzë të popujve për të jetuar të lirë, kaq dhe vetëm kaq, pa asnjë interes tjetër. Vërtetë, ju nuk e ndieni këtë, për shkakun e thjeshtë se jeni ngatërruar në pragun e peshores ku matët drejtësia me gramë, mes turrjes dhe tkurrjes për ta dalluar të vërtetën nga intriga, mes të sinqertëve dhe intrigantëve.
Po, ne me të drejtë gjykojmë se jeni shpërfytyruar nga rruga e dinjitetshme, ku përditë takoheni me të vërtetën, që sot nuk po keni guximin ta mbroni e ta thoni, mu atje në atë Gjykatë, t’ia thoni ketë botës së madhe dhe popujve liridashës: Po, këta janë historia vet!
Tani më, ne edhe pa juve, nuk jemi veshur me të zeza nga frika e së ardhmes së zymtë, jo, ne ishim dhe jemi me syrin pishë, të paktën ne, me numra të vegjël por me zemër të madhe si dikur, dhe dikur ishim të paktë në numra, por ne bënim shumëzimin e tyre me guxim e vendosmëri për të jetuar të lirë. Në asnjë çast, në asnjë kohë, në asnjë rrethanë, nuk na ka mbërthyer hija e padukshme e trishtimit që mund të ishte pengesë për mendje-urtët, për të parë realitetin guximshëm në sy.
Pa dyshim edhe juve që çdo ditë po veniteni duke ndarë “drejtësinë”, dhe kjo po na frikon ca, po na huton ca, po na befason ca, e keqja që iu zu për gryke, neve po na zhgënjen përfundimisht. Sjellje kjo që po entuziazmon pafundësisht jargët e pushtuesit gjakatar serb, dy pole këto me ngarkesë të njëjtë që nuk mbajnë më, që ndeshën dhe refuzohen me njëra-tjetrën përjetësisht, ne e duam dhe e mbrojmë lirinë me çdo kushte, edhe atje para botës së madhe… me çdo kusht e çmim: Ata janë historia vet!
Ata janë bijtë tanë, ne do t’i presim përjetësisht, me admirim e mallëngjim përnjëherësh, Kosova nuk do të bëjë gjumin asnjëherë, përderisa bijtë e saj nuk do t’i ketë në gjirin e vet. Kosova ka dalë të porta e madhe, dhe po i pret ata, po i pret bijtë e vet më të devotshëm. Sonte, dua të thërras deri në kupë të qiellit:
Jakup, Hashim, Kadri, Rexhep, Cal, Pjeter, dhe ju qindra Heronj dhe Dëshmor të kombit, me në krye me Legjendarin Adem Jasharin, Kosova po ju pret, juve që bënë historinë tonë më të re:
– JENI HISTORIA VET, KOSOVA PO JU PRET!
CH- 19-02-2026
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
