Nën emocione veteranët e UÇK-së përcollën fjalimet përfundimtare në Hagë, OVL: Presim lirimin e tyre

Pjesëtarët e Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së i kanë përcjellë nën emocione fjalimet e fundit të ish-krerëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, të mbajtura në gjykaten e Hagës. Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Fatmir Sopi, tha se paraqitja e tyre ishte dinjitoze dhe e bazuar në të vërtetën, duke e cilësuar si dëshmi të angazhimit atdhetar dhe qëndresës gjatë një procesi të gjatë gjyqësor. Sipas tij, të katërtit kërkuan që vendimi të merret vetëm mbi bazën e fakteve dhe provave. Sopi vlerësoi veçmas paraqitjet e Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, duke theksuar se ata mbetën të palëkundur në qëndrimet e tyre dhe krenarë për luftën çlirimtare. Ai u shpreh i bindur se trupi gjykues tashmë e ka të qartë të gjithë procesin dhe se pret lirimin e tyre nëse, siç tha, “ka vetëm një grimë drejtësi”. Seanca përmbyllëse në Hagë shënoi fundin e deklarimeve finale në procesin që po zhvillohet ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të cilët ndodhen në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj: SHBA-ja të ndihmojë që politika të mos ndërhyjë në vendimin e Hagës për ish-krerët e UÇK-së

Deputeti i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka bërë thirrje që politika të …