Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Gjykimi i dytë në Hagë – drejtësi apo proces i pafund ndaj ish-krerëve të Kosovës?

Më 27 shkurt pritet të nisë gjykimi i dytë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, duke rikthyer sërish në qendër të vëmendjes një proces gjyqësor që prej vitesh vazhdon të ngjallë debate të forta politike dhe juridike në Kosovë. Në këtë proces janë të përfshirë ish-presidenti Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fahri Fazliu dhe Hajredin Kuçi, të akuzuar për rastin e pretenduar të “tentim pengimit të drejtësisë”. Ndryshe nga proceset e mëparshme, katër prej të akuzuarve do ta ndjekin gjykimin në liri, pasi gjykata aprovoi kërkesat për lirim me kusht për disa prej tyre. Sipas raportimeve nga Haga, Thaçi pritet të mos jetë fizikisht në sallën e gjykimit dhe do të marrë pjesë përmes videolidhjes, duke mbetur i vetmi i paraburgosur në këtë rast një fakt që ka shtuar kritikat mbi standardet e barazisë në trajtimin e të akuzuarve. Procesi është shtyrë për tre ditë me kërkesë të mbrojtjes, ndërsa Prokuroria nuk ka sinjalizuar zgjatje përtej 6 marsit, datë kur pritet të përfundojë dëgjimi i dëshmitarëve. Megjithatë, skepticizmi publik mbetet i lartë, pasi shumë procese në Speciale janë karakterizuar nga zvarritje të gjata dhe procedura komplekse.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …