Ndërron jetë luftëtari dhe invalidi i UÇK-së, Rifat Shala

Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe bashkëluftëtarët se ka ndërruar jetë luftëtari dhe invalidi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rifat Shala. I ndjeri gjatë luftës së fundit në Kosovë shërbeu në Brigadën 112 “Arben Haliti” të Zonës Operative të Drenicës, ku dha kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe çlirimin e vendit, duke u dalluar për përkushtim, guxim dhe sakrificë në shërbim të atdheut. Pas përfundimit të luftës, ai vazhdoi angazhimin institucional në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK), duke mbetur gjithmonë në shërbim të vendit dhe vlerave për të cilat luftoi. Varrimi i të ndjerit do të bëhet më 24.02.2026 (e martë), në ora 13:00, në fshatin Leçinë, komuna Skenderaj. Lavdi jetës dhe veprës së tij! Ngushëllime më të sinqerta familjes Shala, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë atyre që e njohën.

Kontrolloni gjithashtu

Protestë në Bonn kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Të premten pritet të mbahet një protestë në qytetin gjerman të Bonnit, në shenjë kundërshtimi …