Analisti Sadik Halitjaha propozon Xhavit Halitin për president

Pse PDK-ja, si partia e dytë më e madhe në opozitë, nuk e kandidon për President Xhavit Halitin?!

Xhaviti kurrë nuk ka qenë i njëanshëm apo përçarës. Xhavit Haliti është njeri i zgjidhjeve të situatave, sado të vështira që janë. Këtë e ka dëshmuar me kontributin e jashtëzakonshëm në kohën kur Kosova po hynte në luftë, kur më shumë se çdo gjë nevojiteshin aleatët.

Këtë e arriti shteti shqiptar dhe LPK-ja, duke u përfaqësuar nga Xhavit Haliti! Njeriu që ende gëzon autoritet dhe përkrahje nga aleatët, madje edhe tani është pjesëmarrës në këshillin e NATO-s me kërkesën e tyre.

Së paku kështu e di unë: Xhaviti ka përvojë diplomatike dhe ka dhënë prova se ka sakrifikuar shumë herë, deri në rrezikimin e jetës, për çështjen e përgjithshme të popullit dhe atdheut.

Pse PDK-ja nuk e kandidon? Nuk dua ta besoj që nuk ia din vlerën, por mund të jenë xhelozia dhe interesat meskine! Ndoshta presin derisa t’u rritet ndonjë tezak, apo derisa djemtë e oligarkëve të arrijnë atë nivel!

Uroj të kthjellohemi si parti dhe si popull, t’i vendosim njerëzit e duhur në vendin e duhur — njerëzit që sakrifikojnë për të përgjithshmen dhe që janë shtetformues.

Xhaviti ka dhënë prova gjatë gjithë jetës së tij, që nga rinia në veprimtari kombëtare të fshehta kundër pushtuesve, ka vuajtur në burg dhe në jetën klandestine, deri te organizimi i luftës çlirimtare.

Nuk dua t’i paraqes të gjitha vlerat e tij, jo se nuk kam çfarë të them, por sepse janë të shumta dhe ata që duhet t’i dinë, i dinë.

Prandaj, PDK-ja ta nominojë deputetin e vet për President — më i duhuri në Kosovë është Xhavit Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Prof.dr. Sabile Keçmezi- Basha: E VËRTETA PËR UÇK-NË NUK GUXON TË HESHTË

Rastësia ka një mënyrë të çuditshme për të na gjetur pikërisht atëherë kur nuk presim …