Kosova dhe Bullgaria nënshkruan marrëveshje për transport rrugor ndërkombëtar

Kosova dhe Bullgaria nënshkruan marrëveshje për transport rrugor ndërkombëtar

Një delegacion i vendit tonë, i udhëhequr nga ministri i Infrastrukturës, Lufti Zharku, i ftuar nga homologu i tij nga Bullgaria, Yvaylo Moskovski, po qëndrojnë në Bullgari. Gjatë kësaj vizite u nënshkrua marrëveshje për transport rrugor ndërkombëtar në mes të Kosovës dhe Bullgarisë. Marrëveshja e re rregullon transportin rrugor ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave ndërmjet dy vendeve për transportin bilateral, transit me vendet e treta dhe ka për qëllim avancimin e tregtisë dhe të marrëdhënieve ekonomike, duke pasur parasysh mbrojtjen e mjedisit dhe të njerëzve, shfrytëzimin racional të energjisë, shtimin e sigurisë në komunikacionin rrugor dhe lëvizjen e lirë të udhëtarëve dhe mallrave ndërmjet dy vendeve. Kjo Marrëveshje është mbështetur në ndryshimet e infrastrukturës ligjore të të dyja vendeve.

Kontrolloni gjithashtu

https://www.google.com/url?sa=i&url=https%3A%2F%2Fgazetablic.com%2Fagjencia-kunder-korrupsionit-sqaron-publikimin-e-pasurise-se-xhavit-halitit-dhe-arta-rama-hajrizit%2F&psig=AOvVaw1Vm3iZ7oCkJZDpqkqUNlfH&ust=1625145827240000&source=images&cd=vfe&ved=0CAoQjRxqFwoTCJjI5pG6v_ECFQAAAAAdAAAAABAJ

Xhavit Haliti: Limaj ka ambicie për kryetar Kuvendi, por jo fuqinë politike për ta udhëhequr

Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe anëtar i PDK-së, Xhavit Haliti, ka deklaruar se Fatmir …