Kosova në valën e shtrenjtimit global të karburanteve

Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë është rritur për së paku 14 centë, duke reflektuar zhvillimet e fundit në tregun ndërkombëtar të energjisë. Më 3 mars, një litër naftë në disa pika karburanti ka arritur në 1.39 euro, ndërsa benzina është shitur deri në 1.38 euro. Një ditë më parë, çmimet ishin deri në 1.25 euro për naftë dhe 1.24 euro për benzinë. Rritja e shpejtë e çmimeve në tregun vendor lidhet me përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme dhe tronditjet në zinxhirin global të furnizimit me energji, të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejt në bursat ndërkombëtare të naftës. Kosova, si vend importues i derivateve, mbetet e ekspozuar ndaj luhatjeve të tregut global, ndërsa rritja e çmimeve pritet të ndikojë edhe në koston e produkteve dhe shërbimeve të tjera në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama vizitë zyrtare në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 16 shkurt 2026, në Kosova do të qëndrojë …