Vjosa Osmani shpërndan Kuvendin dhe shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi këtë mëngjes se ka nënshkruar dekretin për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës dhe shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, pas dështimit të procesit për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Në një konferencë për media, Osmani deklaroi se vendimi është marrë në përputhje me detyrimet kushtetuese.
“Prandaj sot, në përputhje me Kushtetutën, kam nxjerrë dekretin për shpërndarje të Kuvendit dhe përmes këtij dekreti kam kryer detyrimin kushtetues i cili është i përcaktuar qartë”, tha ajo. Vendimi vjen pasi të enjten presidentja kishte proceduar në Kuvendi i Kosovës amendamentet kushtetuese që synonin mundësimin e zgjedhjes së presidentit nga qytetarët përmes votës së drejtpërdrejtë. Megjithatë, nisma nuk mori votat e nevojshme për miratim në parlament. Në të njëjtën mbrëmje, rreth orës 22:00, u mbajt edhe seanca për zgjedhjen e presidentit të ri, por ajo u ndërpre për shkak të mungesës së kuorumit. Në sallë ishin të pranishëm vetëm 66 deputetë, dukshëm më pak se numri i kërkuar për zhvillimin e votimit. Pas dështimit të seancës, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, njoftoi se rasti është dërguar për shqyrtim në Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Sipas saj, kërkesa synon të kontestojë kushtetutshmërinë e procedurës së ndjekur për zgjedhjen e presidentit, si dhe të kërkojë vendosjen e një mase të përkohshme deri në nxjerrjen e aktgjykimit.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” dënon me vendosmëri deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq

REL: Ministrja serbe Snezhana Paunoviq mori pagë për vite nga një institucion shëndetësor i mbyllur në Kosovë

Ministrja serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, ka vazhduar të marrë pagë …