Zahrie Podrimqaku-Subashi: Kujtimi dhe vepra e profesorit Ahmet Qeriqi do të mbeten gjithmonë pjesë e çmuar e historisë sonë

Sot pata nderin të jem e ftuar dhe pjesëmarrëse në Akademinë Përkujtimore me rastin e njëvjetorit të ndarjes nga jeta të profesorit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare Ahmet Qeriqi.
Në këtë akademi u kujtua jeta dhe veprimtaria e tij e palodhshme në shërbim të lirisë dhe të çështjes kombëtare, si dhe kontributi i madh që dha si drejtor i Radio Kosova e Lirë gjatë luftës.
Po ashtu u promovua edhe vepra e tij “Saga e Malmirit”, një dëshmi e rëndësishme që pasqyron sakrificën, qëndresën dhe historinë tonë kombëtare.
Kujtimi dhe vepra e profesorit Ahmet Qeriqi do të mbeten gjithmonë pjesë e çmuar e historisë sonë dhe frymëzim për brezat që vijnë.

Kontrolloni gjithashtu

Dr. Skënder Demaliaj: PROFESOR AHMET QERIQI – FIGURË E NDRITUR E KOMBIT SHQIPTAR, INTELEKTUAL HERO ME INTEGRITET TË LARTË PROFESIONAL E MORAL, KAMPION I MBROJTJES SË ÇËSHTJES KOMBËTARE DHE I BASHKIMIT KOMBËTAR

Tryeza e organizuar, më 3 gusht 2026 nga Forumi i Intelektualëve në Shtime, kushtuar jetës …