Ganimete Musliu akuzon Osmanin dhe Kurtin: Veprimet e tyre po e çojnë vendin drejt përplasjes

Deputetja Ganimete Musliu nga Partia Demokratike e Kosovës ka kritikuar ashpër veprimet e presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se vendimet e tyre politike po e shtyjnë vendin drejt një situate të rrezikshme politike. Musliu deklaroi se veprimet e dy krerëve të shtetit kanë qenë të pamatura dhe kanë krijuar paqartësi serioze institucionale. Ajo theksoi se qytetarët janë lënë të hutuar nga situata politike, duke mos e pasur të qartë nëse institucionet po funksionojnë normalisht apo jo. “Veprimet e liderëve shtetërorë kanë qenë aq të pamatura dhe fëminore sa që edhe qytetarët i kanë lënë pa tekst. Jemi në një pozicion ku nuk mund të shpjegohet qartë nëse kemi apo jo një funksionim normal të Kuvendit”, u shpreh Musliu. Megjithatë, ajo shtoi se është e rëndësishme që situata të sqarohet sa më shpejt dhe vendi të marrë një drejtim të qartë politik.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …