Shkrimi përmban marrëveshje me Serbinë, me Pashiqin, si dhe trajton tradhtitë kombëtare në kohë të ndryshme nga tradhtarë të ndryshëm, si Esat Pasha, Ceno beg Kryeziu dhe Ahmet Zogu.
Këto marrëveshje të shkruara i kam lexuar dy e tri herë më parë, por kështu të kompletuara dhe të ruajtura për ne nga i madhi Ahmet Qeriqi, është kënaqësi që po na jepet mundësia t’i ndajmë me bashkëkombësit tanë, me ata që nuk shohin me “syzet e Serbisë”.
Ai i ka kompletuar në detaje; i lexojmë, i shohim dhe i kujtojmë.
Është e pamundur të mos i kujtojmë edhe tradhtitë e reja të këtij shekulli.
Marrëveshja me Malin e Zi për 8000 hektarë tokë nuk ishte vetëm për ato toka rreth kufirit, por me këtë marrëveshje u aprovua dhe u miratua në mënyrë indirekte edhe e gjithë Malësia e Madhe, me Plavë, Guci e Ulqin, të gjitha tokat shqiptare të pushtuara ndër shekuj, që kurrë askush nuk kishte nënshkruar për to që nga koha dardane e këtej.
Tani, me këtë marrëveshje ndërkombëtare për 8000 hektarët, në njëfarë mënyre u hoq dorë duke u aprovuar kufijtë për të gjitha tokat shqiptare nën Malin e Zi.
Çuditërisht, ky popull i mjerë mashtrohet çdo herë nga tradhtarët dhe ndërkombëtarët.
Është absurde që për liberalizimin e vizave për Kosovën të vendosej një kusht i tillë. A ka më budallallëk e ligësi se ky kusht?!
Njësoj iu dhanë Maqedonisë edhe 2500 hektarë në Debëllde, dhe arsyetimi i tradhtarëve ishte se nuk po humbim asgjë, sepse këtej e andej ka shqiptarë. Por realisht, me këtë ndarje u nënshkruan të gjitha tokat shqiptare të Rrafshit të Pollogut nën Maqedoni, që nga koha dardane askush nuk kishte hequr dorë prej tyre.
Dhe çfarë thonë obstruksionistët hipokritë: “Asnjë metër nuk është zvogëluar Kosova, të njëjtat kilometra i ka.” Sa absurde është kjo marrëzi!
Tani janë përpjekjet që të nënshkruhet edhe një marrëveshje duke i dhënë tokë Serbisë; përfundimisht do të hiqej dorë nga tokat tona shekullore të Toplicës dhe Luginës së Preshevës.
Tradhtia brirë nuk ka!
Betejat dhe luftërat shqiptarët përherë i kanë fituar, por në tavolinë po vendosin tradhtarët.
Për këto marrëveshje Shqipëria do të duhej të reagonte për ndarjet e fundit. Mos reagimi, as publik e as i brendshëm, i bie që edhe Shqipërisë t’i mbetet turpi se e “hëngri me bukë” tradhtinë.
Shqipëria, pas Luftës së Dytë Botërore, për 50 vite nuk i nënshkroi kufijtë e dalë nga ajo luftë dhe për gjysmë shekulli u sfidua nga bota dhe u sanksionua. Por duroi shumë, vetëm që të mos pranonte ndarjen e shqiptarëve nën Jugosllavi dhe nën Greqi.
Tradhtia dhe patriotizmi kanë bashkëjetuar gjithmonë ndër shqiptarët.
Tradhtarët ulen përtokë vetëm në kohë lufte, sepse ata janë të nënshtruar ndaj armiqve dhe janë shumë frikacakë – frikësohen nga pushka.
Poshtë tradhtarët, liri atdhetarëve!
10 mars 2026
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
