Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ia ka vazhduar masën e paraburgimit, Jakup Krasniqit

Fatmir Arifi: “Liri o vdekje”: një jetë rezistence e Profesor, Jakup Krasniqit

Qëndrimi i profesor Jakup Krasniqit, nga burgu i Hagës, për Epopenë e Jasharëve, nuk është vetëm një reagim emocional ndaj sakrificës së familjes së Adem, Hamëz dhe Shaban Jasharit!

Ky qëndrim i tij, prej një veprimtari, mësuesi, profesori dhe luftëtari për lirinë e kombit shqiptarë në Kosovë, është një histori e një rruge të gjatë të rezistencës kombëtare, por dhe vet sakrificës së tij dhe brezit që i ka takuar.

Në kuadër të qëndrimit të tij, në gjykimin e padrejtë që po i bëhet, profesor Jakup Krasniqi thotë se: “nuk po qante për ata që tashmë janë bërë “legjenda të lirisë”, por për fëmijët që nuk patën mundësi të jetonin fëmijërinë e tyre”!

Ai nuk po fliste për veten e tij, por shprehte dhimbje më të thellë për krimet që po ndodhnin mbi shqiptarët nga shteti serb, me theks të veçantë, mbi fëmijët!

Në fjalimin e tij, profesor Jakup Krasniqi, evidenton politikat e organizuar shtetërore serbe për shfarosjen e qëllimshme fizike, identitare dhe të së ardhmes së një kombi etnik, siç ishin shqiptarët.

Ky qëndrim i tij, në kuadër të mbrojtjes në gjykatën e Dhomave të Specializuara në Hagë nuk është i rastësishëm.

Ky qëndrim, lidhet dhe me përvojën e vet personale të përndjekjes, likuidimeve fizike dhe burgosjeve në masë të bashkë-veprimtarëve të tij, pas demonstratave shqiptare të vitit 1981, në Kosovë.

Burgosja e tij dhe e shumë bashkë-veprimtarëve në atë kohë, ishte si pasojë e një politike shtetërore serbo-jugosllave me karakter represiv, që synonte të shtypte aspiratat kombëtare dhe politike të shqiptarëve në Kosovë.

Pikërisht kjo përvojë e hershme e përballjes me shtypjen, e bën qëndrimin e Profesor Jakup Krasniqit dhe bashkë-luftëtarëve të tij, më shumë se një reagim emocional.

Ky qëndrim i tij, e kthen atë në një dëshmi të një jete të formuar nga rezistenca…!

Prandaj, kur ai, në ato momente referon: “liri o vdekje”, kjo nuk është vetëm një fjali retorike. Por është përfundimi suprem i një përvoje historike personale dhe kolektive: nga burgjet e viteve ’80 deri te lufta e viteve ’90.

Në këtë kuptim, Profesor, Jakup Krasniqit dhe i gjithë brezi i veprimtarëve të tij, që kanë sakrifikuar, luftuar për çlirimin e Kosovës, janë simbol të vazhdimësisë së rezistencës shqiptare, ku dhimbja për viktimat dhe përvoja e shtypjes bashkohen në një vendim të vetëm historik: refuzimin kundrejt politikave gjenocidare shtetëror serbe… mbi shqiptarët!

Jo rastësisht referoi në fjalimin e ti, Profesori: “Liri o vdekje”!

Kontrolloni gjithashtu

Safete Shala: Sot kujtojmë me respekt dhe krenari Epopenë e Jasharajve një nga ngjarjet të më të rëndësishme të historisë sonë

Sot kujtojmë me respekt dhe krenari Epopenë e Jasharajve një nga ngjarjet të më të …