Ariana Musliu-Shoshi

Ariana Musliu-Shoshi: Ambicia e Vjosa Osmanit dhe kryeministrit Albin Kurti, po e lë Kosovën peng të përplasjeve

Deputetja e Ariana Musliu-Shoshi nga Partia Demokratike e Kosovës ka drejtuar kritika të ashpra ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se përplasjet mes tyre po i shkaktojnë dëm vendit. Ajo ka theksuar se Kosova nuk ka nevojë për beteja pushteti, por për lidership që bashkon dhe jep drejtim të qartë për shtetin. Sipas Musliu-Shoshit, kur ambicia personale vendoset para vizionit shtetëror, institucionet rrezikojnë të mbeten peng i krizave politike. “Në histori, shtetet dobësohen jo kur kanë pak pushtet, por kur pushteti humb sensin e përgjegjësisë. Binomi Kurti-Osmani po dëshmon se kur ambicia i paraprin vizionit, shteti mbetet peng i vetvetes”, ka shkruar ajo. Deputetja e PDK-së shtoi se Kosova ka nevojë për “mendje të mëdha që bashkojnë”, duke paralajmëruar se kur udhëheqja humb drejtimin, humbësi më i madh mbetet vetë shteti i Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Emmanuel Macron mbërrin në Mal të Zi para Samitit BE–Ballkani Perëndimor, mesazh i fortë për integrimin evropian

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka mbërritur në Mali i Zi në prag të Samitit …