Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters ka raportuar për vendimin e Gjykata Kushtetuese e Kosovës që vendosi masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit. Sipas raportimit, Gjykata ka ndaluar përkohësisht çdo veprim të presidentes dhe të Kuvendi i Kosovës deri më 31 mars, derisa të shqyrtohet çështja. Ky vendim, sipas Reuters, vetëm sa e zgjat më tej krizën politike në vend. Në artikull theksohet se Osmani kishte shpallur shpërndarjen e parlamentit dhe thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme pasi deputetët nuk arritën të zgjedhin presidentin brenda afatit kushtetues. Po ashtu përmendet edhe kryeministri Albin Kurti, i cili cilësohet si “ish-aleat” i Osmanit dhe që kishte kërkuar nga Gjykata Kushtetuese të vlerësojë nëse presidentja kishte vepruar në përputhje me Kushtetutën. Qeveria e Kurtit e mirëpriti vendimin e gjykatës, por paralajmëroi se për disa javë vendi do të mbetet në një gjendje pritjeje, ndërsa shumë vendime dhe marrëveshje të rëndësishme për qytetarët mund të mbeten pa u miratuar nga parlamenti. Reuters vëren se zgjedhja e presidentit në Kosovë ka qenë shpesh proces i vështirë politikisht, pasi kërkohet pjesëmarrja e dy të tretave të deputetëve në seancën e votimit, gjë që e bën procesin lehtësisht të bllokueshëm.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
