Imer Xhemail Lladrovci: Protestat e vitit 1981, kthesë historike drejt lirisë dhe shtetit të Kosovës

Kur përkujtojmë ngjarjet madhore si ato të vitit 1981, Kosova si burim i pashtershëm atdhetarie, po përjetonte politikën e kulaçit e kërbaçit, për gati katër dekada.

Rinia studentore si promotor i zhvillimit të veprimtarisë kundër okupimit, pas vitit 1968, kishte krijuar idetë edhe më të fuqishme për rezistencë, sërish duke u hedhur në rrugë për të drejtat kombëtare.

Politika e kulaçit, ligjëronte demagogjinë jugosllave se kombësitë nuk kishin të drejtë të kenë republikë as shtet, se janë pjesë integrale e një shteti tjetër. Atdhetarët, inteligjenca dhe energjia e rinisë tonë, me një pjesë të strukturave të fjetura brenda atij sistemi, nuk mendonte kështu.

Prandaj, ngjau 11 marsi 1981 që do ta kthente fokusin e historisë tonë të re në ballina të mediave botërore se të drejtat e shqiptarëve po shkeleshin dhe e drejta e tyre po mohohej për barazi dhe liri kombëtare.

Sot e gjithmonë, kthesat e mëdha të kombit, mbesin të paharrueshme, viti 1981 ishte kthesë historike, me ç ‘rast, ish regjimi, u përpoq ti shuaj demonstratat të cilat u bënë gjithnjë e më të mëdha, për të qenë orientim për luftën e armatosur më 1998, dhe UÇK-në e cila ngriti gjithë kombin në vija çlirimtare dhe krijimin e shtetit të Kosovës.

Të gjithë ata që thanë se është e pamundur të shpallet republika më 1981, do të dështojnë disa vite më vonë, sepse, Kosova u shpall shtet i pavarur e sovran.

Kur kujtojmë ngjarjet historike të vitit 1981, duhet të theksojmë vazhdimësinë e rezistencës së vitit 1945, 1956, 1968 dhe arritja te viti historik 1981.

Kujtojmë këtu me nderim, të vrarët dhe të plagosurit e demonstratave anë e kënd trojeve tona. kujtojmë vazhdimësinë e rezistencës më 1989 e 1990, për të arritur te ndeshja finale me okupatorin me Epopenë e UÇK-së.

Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit!

Lavdi e nderim veprimtarëve atdhetar të Pranverës së madhe 1981!

Imer Xhemail

Kontrolloni gjithashtu

RKL: Qeveria e Kosovës krejt e pafuqishme përballë Manastirit serb të Deçanit

Adem Lushaj: Reagim i Shoqatës së Intelektualëve të Pavarur të Deçanit

Shoqata e Intelektualëve të Pavarur të Deçanit shpreh shqetësimin dhe kundërshtimin e saj të thellë …