Ka disa personalitete në historinë e një kombi që nuk i përkasin vetëm familjes së tyre, as vetëm një fshati apo një rajoni. Ato i përkasin ndërgjegjes kombëtare!
Një personalitet i till, është edhe Fadil Vata.
Fadil Vata ishte një nga drejtuesit e lëvizjeje së fshehtë me karakter çlirimtar në Kosovë. Ai, që ngs viti 1989, prehet i varrosur në fshatin e tij, në Sallagrazhdë- komuna e Suharekës.
Natyrisht, vendlindja është e shenjtë dhe lidhja me tokën e të parëve është një simbol i fuqishëm i identitetit kombëtar.
Por, çështja që do duhej të shtrohet me të drejtë është kjo:
A është ky vend-vorrimi që i takon një drejtuesit të proçeseve historike, të vazhdoj, që ështrat e tij, të mos prehen në kryeqytetin e Republikës në Kosovës?
Fadil Vata nuk ishte një veprimtar lokal. Ai ishte në drejtimin e një brezi, që për mision kishin, edukukimin, organizimin e rezistencës kombëtare shqipare për çlirimin e Kosovës!
Ai bashkëveproi dhe veproi në të njëjtën frymë çlirimtare me personalitete kombëtare që sot janë heronjë, siç është dhe vet Ai!
Pikërisht për këtë arsye, prej kohësh kam ngritur zërin se eshtrat e Fadil Vatës nuk duhet të mbeten në periferi të fshatrave, por do të duhej të preheshin në Prishtinë, në kryeqytetin e Republikës së Kosovës.
Jo për të mohuar vendlindjen e tij, por për ta ngritur personalitetin e tij në vendin që i takon në historinë kombëtare!
Siç dhe dihet, kryeqytetet e shteteve të të gjithë kombeve, janë hapësira ku vendosen monumentet, varret dhe kujtesa e përbashkët e heronjëve dhe heroinave kombëtare!
Kryeqyteti i Republikës së Kosovës, do duhej të jetë është vendi ku brezat e rinjë mësojnë historinë, jo vetëm nga librat, por dhe nga simbolikat e hapësirave publike.
Nëse heronjtë mbeten të shpërndarë në periferi, kujtesa kombëtare rrezikon të mbetet e fragmentuar.
Prandaj kjo nuk është vetëm një kërkesë emocionale e imja, por një thirrje morale dhe për institucionet e Republikës së Kosovës, të cilat do duhej të reflektojnë mbi mënyrën se si nderohen, respektohen dhe flasim për sakrificën e heronjëve kombëtar!
Nderimi i tyre nuk është thjesht çështje ceremoniale: është mënyra se si një komb ruan respektin për historinë e vet.
Në fund të fundit, heronjtë nuk i përkasin vetëm vendlindjes, ata i përkasin kombit.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
