Gjykata e Prishtinës cakton seancën për të akuzuarin për krime lufte Grujica Veljoviq, gjykimi vazhdon në mungesë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar seancën gjyqësore ndaj të akuzuarit për krime lufte kundër popullsisë civile, Grujica Veljoviq, i cili sipas autoriteteve ka adresë të panjohur dhe vazhdon të jetë i paarritshëm për institucionet e drejtësisë. Gjykata i ka bërë thirrje Veljoviqit që të paraqitet dhe të dorëzohet para organeve të ndjekjes së Republika e Kosovës. Sipas gjykatës, për shkak se i akuzuari nuk është arritur të lokalizohet nga institucionet e Kosovës, procedura gjyqësore ndaj tij po zhvillohet në mungesë. “Nëpërmjet kësaj komunikate i bëhet thirrje të akuzuarit Grujica Veljoviq që të paraqitet dhe të dorëzohet para organeve të ndjekjes së Republikës së Kosovës. Po ashtu u bëhet thirrje të gjithë personave që posedojnë informacione për vendndodhjen e tij që këto informacione t’i komunikojnë në Policia e Kosovës ose tek organet tjera kompetente”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Rinia e PDK-së aksion simbolik para Qeverisë, kritika ndaj Kurtit për vendimin mbi dokumentet serbe

Rinia Demokratike e Partisë Demokratike të Kosovës ka zhvilluar të dielën një aksion simbolik para …