Në dekadën e fundit, pothuajse të gjitha shtetet e botës kanë rritur fuqinë ushtarake, duke shtuar njëkohësisht pasigurinë ndaj shteteve fqinje dhe sigurisë globale. Rritja e armatimeve nuk është thjesht një shfaqje fuqie, ajo mund të çojë edhe në konflikte të papritura dhe tensione ndërkombëtare. Shtetet më të fuqishme po investojnë miliarda dollarë në teknologji ushtarake dhe sisteme të avancuara mbrojtëse dhe sulmuese. Kjo garë e armatimeve çdo herë e më shumë ushqen një cikël të pafund tensionesh, duke krijuar një klimë pasigurie dhe frikȅ ndërkombëtare. Kohëve të fundit, disa shtete deklarojnë se ndihen të kërcënuara, prandaj ndjekin politika armatimi masiv, ndërkohë që negociatat ndërkombëtare shpesh dështojnë për shkak të epërsisë mbi fuqinë ushtarake. Duket qartë se armatosja globale nuk është thjesht një lojë politike ose ekonomike, ajo vazhdimisht po e rrit rrezikun e konflikteve duke kërcënuar jetën e miliona njerëzve. Përdorimi i armëve të sofistikuara mund të shkaktojë katastrofa natyrore dhe shkatërrime të mëdha në infrastrukturën e shteteve në konflikt. Gjithashtu, ky fenomen po ushtron presion të madh mbi diplomacinë dhe politikën ndërkombëtare, duke e bërë dialogun më të vështirë. Për të siguruar një të ardhme paqësore, bashkëpunimi dhe dialogu diplomatik duhet të jenë prioritet, duke krijuar mekanizma sigurie rajonale që shmangin tensionet.Vetëm përmes dialogut dhe bashkëpunimit mund të shmanget një krizë globale e armatimeve dhe të ruhet stabiliteti i botës. Është koha e fundit për të parandaluar armatosjen e shteteve që paraqesin rrezik për paqen globale. Gjithesi ȅshtë e domosdoshme të forcohet kontrolli mbi armët përmes marrëveshjeve politike ndërkombëtare dhe reduktimit gradual të arsenaleve të sofistikuara.
Gjithashtu, presioni politik dhe ekonomik ndaj shteteve që ndjekin politika armatimi mund të ndihmojë në uljen e kërcënimeve, veçanërisht nga Kombet e Bashkuara, të cilat do duhej të kenë rol kryesor në monitorimin e armëve për të ruajtur stabilitetin global.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
