Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se dita e parë e festës së Fitër Bajramit është sot, derisa namazi i Fitër Bajramit është falur në ora 06:18. Në njoftimin e BIK-ut, bëhet e ditur se programi ka filluar në orën 05:03 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit u mbajtë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga kryeimami i KBI-së në Ferizaj, Ibrahim ef. Beqiri, Ndërkaq namazi i Fitër Bajramit është falur në orën 06:18, të cilit i ka prirë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat efendi Sahiti. “Hytben e Fitër Bajramit e ka mbajtur Myftiu i Kosovës, Naim efendi Tërnava, i cili iu drejtua opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste. Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditën e parë, më 20 mars 2026, Kryesia e BIK-ut, sipas traditës, organizon pritje urimi në selinë e saj thuhet në njoftim.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
