Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj uron besimtarët për Fitër Bajramin

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë, me rastin e festes së Fitër Bajrami, Në urimin e tij, ai i është drejtuar Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim Tërnava dhe të gjithë shqiptarëve të besimit islam kudo që ndodhen, duke u shprehur urimet më të përzemërta. Haradinaj ka theksuar se kjo festë e shenjtë, që vjen pas muajit të Ramazani, rikujton rëndësinë e solidaritetit, bashkimit dhe mbështetjes për njëri-tjetrin. Ai ka uruar që kjo festë të sjellë paqe, harmoni dhe gëzim në çdo familje, duke forcuar vlerat njerëzore dhe shpirtërore në shoqëri.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare ASDA 2026 në Zagreb

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, së bashku me delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes, po merr …