Bekim Hamëz Jashari: Liria është amanet, ta ruajmë me unitet në këtë Fitër Bajrami

Bekim Hamëz Jashari ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajrami, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit, kujdesit për njëri-tjetrin dhe nderimit të sakrificës për liri. Në mesazhin e tij, ai ka shprehur shpresën që agjërimi, lutjet dhe veprat e mira të jenë pranuar gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, ndërsa ka bërë thirrje për përkrahje ndaj familjeve në nevojë, familjeve të dëshmorëve dhe personave të pagjetur. Jashari ka nënvizuar se liria që gëzohet sot është amanet, i cili duhet ruajtur përmes unitetit dhe përkushtimit shoqëror. Në fund, ai dhe familja e tij kanë uruar që kjo festë të sjellë shëndet, paqe, lumturi dhe begati për të gjithë, duke përmbyllur mesazhin me urimin: “Me fat Fitër Bajrami!”.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku merr drejtimin e PDK-së pas dorëheqjes së Bedri Hamzës

Vlora Çitaku është caktuar ushtruese e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, pas …