Përfaqësues të Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane janë pritur në takim në Departamentin Amerikan të Shtetit

Përfaqësues të Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane janë pritur në takim në Departamentin Amerikan të Shtetit. Delgacioni i udhëhequr nga Martin Vulaj për dy orë me radhë kanë biseduar me zyrtar të lart amerikan lidhur me Kosovën dhe Shqipërinë. “Ndër temat kryesore të diskutuara ishin shqetësimet e përbashkëta të sigurisë, rruga e mundshme e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO, duke përfshirë sfidat e rëndësishme që mbeten, Departamenti theksoi nevojën urgjente për të përmirësuar klimën e investimeve, duke vënë në dukje shqetësimet e ngritura nga kompanitë amerikane në lidhje me pengesat lokale, ndërsa theksoi interesin në rritje të SHBA-së në mbështetjen e zhvillimit të sektorëve të energjisë dhe minierave” ka njoftuar aktivisti i shquar, Martin Vulaj.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja të shtunën përmbyll fushatën në sheshin ‘Skënderbeu’, Hamza: Ejani të gjithë, bashkë ta ndryshojmë Kosovën

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të shtunën do ta përmbyll fushatën elektorale për zgjedhjet e …