Besnik Tahiri

Besnik Tahiri kritikon Kusari-Lilën për çmimet e naftës: “Ka marrë përgjegjësi që nuk i takon”

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka ngritur shqetësime lidhur me çështjen e çmimeve të naftës në vend, duke zbuluar detaje nga një takim që ka zhvilluar me ministren Mimoza Kusari-Lila. Tahiri ka bërë të ditur se, pavarësisht mospajtimeve politike, ai ka kërkuar takim institucional me ministren, ku i ka dorëzuar një shkresë zyrtare të protokolluar, duke kërkuar trajtim serioz të çështjes dhe koordinim me Ministrinë e Financave. Sipas tij, kërkesat e tij janë të bazuara në analiza dhe konsultime profesionale, e jo qëndrime të rastësishme. Ai theksoi se i ka kërkuar Kusari-Lilës që të komunikojë me institucionet përgjegjëse për të sqaruar situatën dhe për të ndërmarrë veprime konkrete lidhur me rritjen e çmimeve. Megjithatë, Tahiri kritikoi ashpër mënyrën se si është trajtuar kjo çështje nga ana e ministres, duke vlerësuar se ajo ka marrë një barrë që nuk i takon. Sipas tij, çështje të tilla duhet të trajtohen në nivel të kabinetit qeveritar dhe jo përmes deklarimeve individuale, duke kërkuar më shumë transparencë dhe llogaridhënie institucionale për qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Kushtetuesja: Dekreti i Presidentes nuk prodhon efekt juridik – deputetët kanë 34 ditë për zgjedhjen e Presidentit

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka publikuar aktgjykimin lidhur me kërkesat KO72/26 dhe KO74/26, …