Shoqata e ish të Burgosurve Politikë e Kosovës kërkon drejtësi për Astrit Deharin

SHBPK: Reagim ndaj shtrembërimit të së vërtetës historike në hapësira publike

Të indinjuar nga përdhosja publike e të kaluarës sonë nga autorë dashakeqës ndaj të djeshmës sonë të lavdisme e të dhimbshme, nga  shtrembërimi i asaj të vërtete, ku inkriminimi edhe i viktimave tona në “Masakrën e Dubravës” paska gjetur edhe njëherë deren e hapur nga institucionet tona të lëna në mëshirën e tenderomanisë (në rastin aktual Kuvendi i Kosovës), reagojmë me gjithë forcën tonë morale.

Kërkojmë përgjegjësi institucionale nga Kuvendi i Kosovës për miratimin e kësaj përmbajtjeje skandaloze, të cilën me plot gojën mund ta quajmë ndrëmarrje kriminale.

Kërkojmë nga organet ligjzbatuese: Prokurorisë së Shtetit, departamentit për krime lufte dhe AKI-së, të fillojnë procedurën hetimore për të nxjerrur para ligjit dhe për të skeduar autorët.

Veprimet e tilla, që i vëjnë në kurriz popullit tonë, përmes shtermbërimit të historisë financuar e miratuar nga vet institucionet tona, nuk janë gjë tjetër veç se ujë në mullirin e Serbisë.

Recidiviteti i autorëve, nuk mund e nuk duhet të shihet skandal i ardhur nga kinse pakujdesia apo ndonjë gabim teknik i rrjedhur.

Në kohët tona kur  “Lajmi i rremë” është bërë arma e përsosur e luftërave hibride, ky verpim i autorëve të ekspoozitës publike duhet të merr me seriozitet vëmendjen e organeve kopetente.

Heshtja e Kuvendit të Kosovës, edhe pas gjithë këtij shqetësimi publik që ka shkaktuar  ky veprim skandaloz e armiqësor, lë shumë për të kupuar apatinë ku kanë përfunduar institucionet tona.

Me shpresen se thirrjet tona nuk do të bien në vesh të shurdhër: kërkojmë edhe anulimin e menjëhereshën të ekspozitës në fjalë dhe heqjen fizike nga sheshi.

Kontrolloni gjithashtu

Asociacioni në nyje politike: Presion ndërkombëtar dhe dilema strategjike për Kosovën

sh-shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka pranuar se qëndrimi për dërgimin …