MPJD nën drejtimin e Donika Gërvallës bleu 500 kopje të librit të Shkëlzen Gashit për rreth 15 mijë euro

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), në kohën kur drejtohej nga Donika Gërvalla, kishte shpenzuar gati 15 mijë euro për blerjen e 500 kopjeve të librit “Masakrat në Kosovë 1998–1999”, të autorit Shkëlzen Gashi. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara në platformën shtetërore të prokurimit, librat janë blerë në gjuhën angleze dhe janë siguruar përmes një procedure të negociuar pa publikim të njoftimit të kontratës. Kontrata është realizuar me shtëpinë botuese Dukagjini, ndërsa vlera totale e tenderit ka qenë 14,999 euro, nga një fond i planifikuar prej 15,000 eurosh. Procesi i vlerësimit është zhvilluar nga një komision i MPJD-së, i cili ka negociuar vetëm me këtë operator ekonomik. Gjatë negociatave, çmimi është ulur simbolikisht për 1 euro – nga 15,000 në 14,999 euro. Ky vendim i MPJD-së lidhet me shpërndarjen e botimit në gjuhën angleze, që synon prezantimin e ngjarjeve të luftës në Kosovë para audiencës ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

1 prilli në Hagë: Priten lehtësime të kufizuara për Thaçin, Veselin e Selimin, kritika ndaj vazhdimit të masave të rrepta

Pas më shumë se pesë vitesh paraburgim në Haga, pritet që nga 1 prilli të …