/Të gjithë të drejtat individuale dhe kolektive që i gëzojn pakica Serbe në Kosovë, do të duhej së paku të njëjta të drejta t’i gëzojn edhe Shqiptarët në Rajonin e Luginës së Preshevës, dhe gjithëandej Serbisë/.
Në Krahinën e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, jo që nuk po respektohet vullneti plebishitar i shprehur, dhe i manifestuar në Referendumin e 1–2 marsit 1992, për Liri, Barazi e gëzim të drejta individuale dhe të drejtave kolektive.
Jo,që nuk përfillet sakrifica në mbrojtje të pragut, dinjitetit, identitetit, mbrojtja përmes luftës së armatosur nga UÇPMB-ja.
Jo,që nuk po zbatohet nga Serbia Marrëveshja e Konçulit e 20 majit 2001.
Por, nuk nuk ka zbatueshmëri edhe për të gjitha marrëveshjet e nënshkruara me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të kësaj Krahine në vitet 2001, 2009, 2013 dhe 2022.
Aktualisht, jo që nuk egziston mos përfaqësim që Komandant të Policisë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, përfaqësimi proporcional i Gjykatësve, Prokurorëve.
Kthimin e Gjykatës në Preshevë përfaqësimi me vende të rezervuara në Parlament të Serbisë, jo që nuk praktikohet një mospërfaqësim proporcional në strukturat shtetërore, në të gjitha instancat lokale dhe qendrore.
Jo që mohohet shkollimi në nivel Universiteti në Gjuhën Amëtare,mungon Spitali Regjional, për pacientë e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, mos kthimi i Lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-ës, në Preshevë.
Por, jan mbi 25 mijë qytetarë shqiptarë që u jan pasivizuar adresat, apo çdo i katërtit qytetarë i kësaj Krahine nuk figuron në evidencën civile, kemi një pasivizim alarmant të adresave.
Serbia, përveqë tjersaj vazhdon të mbjellurit frikë, përdorimin e Gjuhës me urrejtje, racizëm dhe ksenofobi, diskriminim në kulturë, në informim, në investime, vazhdon shkelje të rënda, cenim të vazhdueshme, mohim sistematik shtetëror, diskriminim klasik.
Militarizim më të lartë në gjithë BE-n, ku jan 48 MINIBAZA në Zonën Tokësore të Sigurisë në këtë Rajon, dhe është instaluar një psikozë, nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje, asimilim e pastrim Etnik.
BE-ja, tani lejon këtë diskriminim sistematik-është diskriminim klasik i strukturuar, dhe është një provë kredibiliteti, pasi kemi respektim i standardeve vetëm në një drejtim, duhet të praktikojn RECIPROCITET.
Standard të njëjtë për të gjithë të drejtat individuale dhe kolektive që i gëzojn pakica Serbe në Kosovë, do të duhej së paku të njëjta të drejta t’i gëzojn edhe Shqiptarët në Rajonin e Luginës së Preshevës, dhe gjithëandej Serbisë.
Kurse pakica Serbe në Kosovë, i gëzon të drejtat e gjëra dhe të garantuara me Kushtetutë, një nivel më të avancuar në gjithë BE-në, të drejtash politike dhe institucionale, duke përfshi të drejta e përfaqësimit në Parlamentin e Kosovës me vende të rezervuara, deri te përdorimi zyrtar i gjuhës dhe vetëqeverisja lokale në Komuna, përfaqësim proporcional në Qeveri Parlament, Gjykatë, Prokurori, Kryetar të Komunave, Komandant të Stacionve të Policisë dhe zingjirin Komandues të Policisë së Kosovës dhe FSK-ës.
Pakica Serbe në Kosovë ka Universitet në Mitrovicë të Veriut, gjthashtu ka të vendosura Shtatore të ndryshme nga trashigimia e tyre, pra në të gjithë poret e jetës,ka përfaqësim.
Me një fjalë në asnjë shtet të BE-s, nuk zbatohen dhe nuk i gëzoj si të drejtat e pakicës Serbe si në Kosovë.
Kështu ka një model ku promovohet nga faktori ndërkombëtar si histori suksesi dhe si standard më të lartë evropian.
Krahina e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, meritonë trajtim të barabartë, po ashtu nuk është vetëm çështje e brendshme e Serbisë, por i përket Evropës, dhe nuk e ka të zgjidhur statusin Politik dhe Juridik, dhe vazhdon të kërkon zgjidhje të drejtë, përmesë mjeteve politike e demokratike, por të qëndrueshme, dhe me ndërmjetësimin e palës Ndërkombëtare.
Këto standarde të dyfishta që po ndiqen nga BE-ja për pakicën Shqiptare në Serbi, dhe pakicën Serbe në Kosovë, është rezultat i një qasjeje të dyfishtë që toleron standarde të ndryshme për komunitete të ndryshme, pasi pa konsistencë, nuk ka besim të plotë.
Stabiliteti i Rajonit nuk ndërtohet mbi standarde të dyfishta, nuk ka qëndrueshmëri që humbasin çdo kuptim në terren.
Liria, barazia ndërtohet mbi drejtësi të barabartë, dhe është një domosdoshmëri për paqe afatgjatë, sepse ato janë burim i drejtpërdrejtë i pasigurisë dhe tensioneve, pasi kur standardet bëhen selektive, drejtësia pushon së ekzistuari.
Të drejtat e pakicave nuk mund të trajtohen sipas gjeografisë politike, ose vlejnë për të gjithë, ose nuk vlejnë për askënd.
Gjithë emisarët të BE-së, pa ndonjë dallim për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, kan ndjekur diskursin e njëjtë standarde të dyfishta nga BE-ja për pakicën Shqiptare në Serbi, dhe pakicën Serbe në Kosovë.
Në shekullin 21, nuk do të duhej lejuar praktikimin për dy pakica, të ndiqen standarde të dyfishta.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
