Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës rrëzon kërkesën e Albulena Haxhiu për çështjen e Presidentit

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur të mos e shqyrtojë në thelb kërkesën e paraqitur nga Albulena Haxhiu dhe nëntë deputetë të tjerë, duke e hedhur atë poshtë njëzëri dhe duke refuzuar edhe masën e përkohshme. Ky vendim, i cili hyn menjëherë në fuqi, praktikisht i jep “dritë jeshile” procedurës aktuale për zgjedhjen e Presidentit, pa një debat të thelluar kushtetues mbi pretendimet e ngritura. Kritikët e shohin këtë si një shmangie nga përgjegjësia për të trajtuar një çështje me rëndësi të lartë institucionale, duke ngritur pikëpyetje nëse Gjykata po kufizon hapësirën për kontroll kushtetues në raste të ndjeshme politike. Në vend që të qartësohen dilemat mbi procedurën e zgjedhjes së Presidentit, vendimi lë pas një mjegull juridike dhe politike, duke forcuar perceptimin se çështje të tilla po mbyllen më shumë teknikisht sesa në substancë.

Kontrolloni gjithashtu

Postimi i ministres së jashtme, Donika Shvarc për raketat në Poloni, ka ngjallur reagime të shumta

Qasje selektive ndaj drejtësisë: Donika Gërvalla hesht për Specialen, por sulmon gjykatat vendore

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka zgjedhur një qasje të përmbajtur ndaj Dhomat e Specializuara …