Proces i dyfishtë dhe drejtësi nën hije, gjykata speciale vazhdon gjykimin ndaj Hashim Thaçi dhe të tjerëve

Gjykata speciale në Hagë, ka caktuar për 1 prill 2026 konferencën përgatitore në çështjen ndaj Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi, të akuzuar për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Konferenca, e paraparë të zgjasë disa orë, vjen në një moment kur procesi po shoqërohet me kritika të vazhdueshme për zgjatje të procedurave dhe mungesë transparence, sidomos për shkak të vonesave në transmetim dhe përdorimit të shpeshtë të masave mbrojtëse për dëshmitarët. Ndërkohë, mbrojtja e disa prej të akuzuarve ka paralajmëruar paraqitjen e provave, ndërsa të tjerët kanë zgjedhur një qasje më të rezervuar, duke reflektuar strategji të ndryshme përballë një procesi që konsiderohet kompleks dhe politikisht i ndjeshëm. Që nga arrestimi i Hashim Thaçi në vitin 2020, kjo gjykatë ka qenë në qendër të debatit publik në Kosovë, ku shpesh është vënë në pikëpyetje balanca ndërmjet drejtësisë dhe perceptimit për një drejtësi selektive.

Kontrolloni gjithashtu

Postimi i ministres së jashtme, Donika Shvarc për raketat në Poloni, ka ngjallur reagime të shumta

Qasje selektive ndaj drejtësisë: Donika Gërvalla hesht për Specialen, por sulmon gjykatat vendore

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka zgjedhur një qasje të përmbajtur ndaj Dhomat e Specializuara …