Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

Ardian Gjini me akuza të ashpra ndaj Kurtit: “Mashtron çdo ditë dhe akuzon të tjerët për veprimet e veta”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti lidhur me mediat, duke e akuzuar atë për manipulim të vazhdueshëm të opinionit publik. Gjini tha se Kurti është ai që, sipas tij, “mashtron publikun çdo ditë”, duke prodhuar lajme të rreme dhe duke cenuar lirinë e shprehjes. Ai komentoi edhe deklaratat e Kurtit për “thasë parash”, duke pretenduar se kryeministri mbështet individë që përfitojnë në mënyrë të paligjshme nga burime të jashtme dhe përmes transaksioneve energjetike, në dëm të qytetarëve. “I akuzon të tjerët për ato që i bën vetë. Ndërsa vartësit e tij, si Gërvalla, Haxhiu e të tjerë, edhe pse e dinë të vërtetën, nuk reagojnë fare”, ka shkruar Gjini, Sipas tij, deklaratat e Kurtit janë në kundërshtim me veprimet e tij, duke e cilësuar këtë si përpjekje për të devijuar vëmendjen e opinionit publik. Reagimi i Gjinit vjen në një klimë të tensionuar politike, ku përplasjet mes pushtetit dhe opozitës për rolin e mediave dhe transparencën po intensifikohen.

Kontrolloni gjithashtu

LDK-ja ka kërkuar nga institucionet kompetente në Kosovë që ta shkarkojnë ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Jehona Lushaku-Sadriu: Ka numra për zgjidhjen e presidentit, por mungon vullneti politik

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike e Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se në …