​Gjuha shqipe

Ismet Sylejmani: GJUHA SHQIPE NUK MUND TË SUSPENDOHET ATË E MBRON MARRVESHJA E OHRIT

Studentët dhe studentet shqiptare nga të gjitha anët në Maqedoninë e Veriut, më 6 Prill 2026 në orën 12:00 do ta tregojnë dhe do dëshmojnë forcën e tyre kolosale, dhe vitalitetin që përfaqësojnë te çdo popull, në çdo shtet dhe te secili komb!

Është e dhimbshme, që edhe pas luftës së UÇK-së të vitit 2001 dhe derdhjes së gjakut për liri e të drejta të padiskutueshme të Heronjëve e Deshmorëve të Kombit, studentët shqiptar, janë të detyruar të dalin në rrugë dhe të kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mbahet në gjuhën shqipe e jo në atë maqedone!

Studentët shqiptar nuk kërkojnë asgjë më shumë se sa kanë kolegët e tyre, studentët maqedon, prandaj kërkojnë barazi dhe zbatim të ligjit për Gjuhën Shqipe!

Çfarë mund të sjellë protesta e studentëve shqiptar në Maqedoninë e Veriut?

Mund të sjellë presion të menjëhershëm, por kjo arrihet me një kusht të vetëm!

Nëse pjesëmarrja e tyre është masive, por edhe nëse e ka mbështetjen nga profesorët, nga juristët dhe nga opinioni publik në përgjithësi, por edhe nga populli shqiptar në veçanti, suksesi është i garantuar!

Pra nëse Protesta është masive, atëherë institucionet e shtetit në Maqedoninë e Veriut, do të detyrohen të ulin kokën dhe të fillojnë dorëzimin!

Nëse pjesmarrja e studentëve në Protestë është masive, atëherë me shpejtësi do të hapë debat të madh kombëtar, sepse kjo çështje nuk lidhet vetëm me Gjuhën Shqipe dhe me barazinë e saj në arsim, por edhe me zbatimin e drejtësisë ndaj popullit shqiptar, e cila buron nga Marrveshja e Ohrit!

Pra suksesi i Protestës varet jo vetëm nga drejtësia e kërkesave që përfaqëson ajo, por edhe nga pjesmarrja që do të arrihet!

Nëse është masive akademike por edhe popullore, atëherë, efekti i Protestës, me shpejtësi mund të bëhet temë politike në gjithë Maqedoninë e Veriut, por edhe të rrisë në mënyrë agresive e progresive, presionin nga faktori ndërkombëtar!

Duhet bërë qmos dhe nuk duhet lejuar që efekti i Protestës të mos vijë menjëherë!

Por një gjë është e sigurtë, e kaluara na mëson se gjithëçka që e kanë filluar studentët, ose është bërë ose do të bëhet patjetër, rezultati duhet të vijë patjetër dhe të jetë konkret!

Pra në rastin më të pakëndshëm, edhe nëse nuk zgjidhen menjiherë kërkesat e studentëve, historia na mëson se ato mbeten çështje të hapura dhe presioni jo vetëm vazhdon, por ai edhe rritet dhe duhet të rritet për të ardhur deri te suksesi!

Historia sukseseve të protestave të studentëve të Univeristetit të Prishtinës, në vitin 1968 për Flamur, në vitin 1981 pë Republikë dhe në vititn 1997 në përkrahje të UÇK-së e për çlirim nga Serbia pushtuese, na mëson se shpeshherë kauzat fitohen edhe me disa protesta, e jo vetëm një!

Ngjashëm sikur në mars të vitit 1989 në kur në IRJ të Maqedonisë, kur u kufizua përdorimi i Gjuhës Shqipe, dhe në të njëjtin muaj e vit, më 23 mars 1989, u suprimua Autonomia e Kosovës nga regjimi i Millosheviqit!

Edhe në këtë kohë tentimi i suspendimit të Ligjit të Gjuhës Shqipe në Maqedoni të Veriut, është paralajmërim i cenimit të Marrveshjes së Ohrit të vitit 2001!

Laboratori antishqiptar ishte aktiv dikur në ish-Jugosllavi!
Ai vazhdon të jetë aktiv edhe sot ne Maqedoni të Veriut!

Kjo ndodh edhe sepse elementi puthador, servil e nënshtrues në aparatin shtetëror në Maqedoninë e Veriut, i pjesës që nuk proteston, jo vetëm nuk është përparimtar, por është i paralizuar edhe nuk është në nivel të përgjegjësive, ngase pozita e pushtetit nuk i buron nga fuqia e votës legjitime të fituar nga populli, por e pozitave të falura dhe pa meritë, nga aleati kryesor i Koalicionit të Qeverisë!

Protesta që do të zhvillohet me 6 Prill 2026, në ora 12:00 mund të ketë edhe tensione, kjo është në varësi të reagimit të institucioneve!

Nëse Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe Kryeministri Mickoski, nuk kanë disponim për plotësim të kërkesave të studentëve protestues, atëherë mund të ketë përplasje politike dhe përpjekje për ta politizuar protestën, sikur gjithmonë në çdo fillim protestash, vetë studentët kërkojnë të mos ndodhë politizimi, me shpresën se do të pasojë zgjedhja!

Protesta e studentëve e 6 Prillit 2026 për zbatim të të drejtës të Gjuhës Shqipe, do të shënojë një etapë të re të zhvillimeve brenda Maqedonisë së Veriut!

Protesta do ta rrisë dhe forcojë vetëdijën kombëtare të gjeneratës së tanishme studentore, por edhe të atyre që do te vijnë!
Protesta e studentëve do të duhej ta kishte potencialin e mjaftueshëm real për të sjellë ndryshime dhe për të realizuar objektiv e për të siguruar fitore, sepse kërkesa është e qartë dhe konkrete, drejtësi dhe zbatim të ligjit!

Por protesta do të jetë patjetër e sukseshme, sepse bazuar në Letrën e Hapur, e mbështetë dhe e përkrahë ilegali i famshëm, demonstruesi aktiv e organizatori i shquar, drejtuesi i LPK-së, themeluesi e emertuesi i UÇK-së, UÇPMB-së dhe Kryekomandnti i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni të Veriut, Kryetari i BDI-së, Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti!

E kaluara na mëson fuqishëm se zëri i studentëve nuk ka mundur të ndalet dhe nuk do të ndalet kurrë!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 5 Prill 2026!

Kontrolloni gjithashtu

Mr. Sadete Islamaj: EKSPOZITA QË PREKU PLAGËT DHE TRONDITI KOSOVËN

Ekspozita „Masakrat në Kosovë 1998–1999“, e prezantuar para disa ditësh në rrugën „Nënë Tereza“ në …