Sipas të dhënave të fundit të Banka e Shqipërisë, investimet nga Kosova drejt Shqipëria kanë shënuar rritje të ndjeshme gjatë vitit 2025, duke arritur në 153 milionë euro për 9-mujorin, ose 139% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak. Stoku i përgjithshëm i këtyre investimeve ka arritur në rreth 550 milionë euro, duke reflektuar një trend në rritje të zgjerimit të bizneseve kosovare jashtë vendit. Kjo lëvizje konsiderohet si tregues i sfidave serioze në klimën e biznesit në Kosovë. Sipas vlerësimeve të ekspertëve dhe përfaqësuesve të komunitetit të biznesit, faktorë si pasiguria politike, mungesa e stabilitetit institucional, rritja e kostove të energjisë dhe vendimmarrjet e paparashikueshme po ndikojnë negativisht në ambientin investues në Kosovë. Në të njëjtën kohë, Shqipëria po shfaqet si një destinacion tërheqës për kapitalin kosovar. Investimet janë përqendruar kryesisht në sektorë si tregtia me pakicë, gastronomia dhe industria e modës, ku kompani kosovare po blejnë rrjete ekzistuese dhe po zgjerojnë praninë e tyre në treg. Rritja e importeve dhe rënia e prodhimit vendor janë tregues të qartë të dobësimit ekonomik, ndërsa zhvendosja e kapitalit drejt vendeve fqinje, veçanërisht Shqipërisë, po thellon sfidat për zhvillimin e brendshëm.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
