Ramush Haradinaj mbështet studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut: Gjuha shqipe, e drejtë e panegociueshme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur mbështetje për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedonia e Veriut, të cilët kërkojnë të drejtën për të zhvilluar provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe. Haradinaj e ka cilësuar protestën si një thirrje të fortë ndërgjegjësimi, duke kritikuar ndërhyrjet politike që, sipas tij, kanë ndikuar në përçarjen dhe dobësimin e faktorëve shqiptarë në rajon. Në reagimin e tij publik, ai theksoi se e drejta për përdorimin e gjuhës shqipe është themelore dhe e garantuar me kushtetutë, duke paralajmëruar se çdo cenim i saj përbën shkelje të rëndë të të drejtave. “Sot jemi një me studentët, në qëndresën dhe kërkesat e tyre legjitime. Një për gjuhën shqipe. Kujtdo që i ka penguar kjo gjuhë, historia nuk do t’ia falë”, është shprehur ai. Haradinaj gjithashtu nënvizoi rëndësinë e respektimit të të drejtave gjuhësore si element kyç për barazinë dhe ruajtjen e identitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra mbështet studentët shqiptarë në Shkup: Për dinjitetin e gjuhës shqipe

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas protestës së mbajtur në …