Mehmet Ballazhi: Përkujtojmë dëshmorin Imer Vila në 27 vjetorin e rënies së tij

Më 9 prill 1999, në kohën kur Kosova ishte përfshirë nga luftimet e ashpra me pushtuesin, Imer Vila ra heroikisht në frontin e luftës, duke mbrojtur tokën e Kosovës. Ai bie dëshmor në Betejën e Rakocit, tek vendi i quajtur Qafa e Drenushës.
Sot, në shenjë nderimi dhe mirënjohjeje për sakrificën dhe veprën e tij, bëmë homazhe pranë Varrezave të Dëshmorëve në Puset e Nikës, së bashku me familjarë, përfaqësues institucionalë dhe pjesëmarrës të tjerë.
Nderimi u takon të rënëve për liri, ndërsa respekti qytetarëve!

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Re e KEK-ut proteston pas vdekjes së punëtorit: Kërkohet rritja e sigurisë në punë

Sindikata e Re e KEK-ut ka zhvilluar një aksion simbolik para drejtorisë së Korporatës Energjetike …