Sami Lushtaku: Ejup Behrami ishte ndër ata burra që nuk u kursyen për atdheun

Në përvjetorin e rënies së dëshmorit Ejup Behrami, përulemi me nderim të thellë para veprës dhe sakrificës së tij për lirinë që gëzojmë sot.
Ejup Behrami ishte ndër ata burra që nuk u kursyen për atdheun, duke zgjedhur rrugën më të vështirë të flijimit për liri.
Sot, përveçse ditë kujtimi për të, është edhe zotim i yni se rruga për të cilën ai dha jetën do të vazhdojë të mbrohet e të forcohet gjeneratë pas gjenerate.
Lavdi e përjetshme gjithë dëshmorëve të kombit!

Kontrolloni gjithashtu

Libër që thyen heshtjen: Promovohet në Prishtinë dëshmia e fuqishme e të mbijetuarave të luftës

Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në Prishtinë, u promovua libri  “Hallka më e …