Sadik Halitjaha: Thirrje për mbështetje të protestave të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

Një thirrje publike është bërë për përkrahjen e protestave të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët po kërkojnë respektimin e të drejtës për përdorimin e gjuhës shqipe në arsim. Në reagimin e tij, komandanti i UÇK-së, nga ZOP të Sadik Halitjaha e ka cilësuar këtë kërkesë si një të drejtë legjitime, ndonëse sipas tij, të vonuar për kushtet dhe standardet evropiane. Ai ka shprehur shqetësimin për, mungesën e reagimit të institucioneve ndërkombëtare ndaj kufizimeve të të drejtave gjuhësore. “Mohimi i gjuhës amtare përbën shkelje të të drejtave themelore të njeriut, e cila nuk duhet të tolerohet në asnjë rrethanë, sidomos në një vend që synon integrimin evropian”, thuhet në reagim. Halitjaha u ka bërë thirrje studentëve në Prishtinë dhe Tiranë, profesorëve, intelektualëve dhe diasporës shqiptare që të solidarizohen me protestuesit dhe të mbështesin kërkesat e tyre. Zgjidhja e çështjeve të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut kërkon trajtim të drejtë dhe respektim të plotë të të drejtave themelore, përfshirë të drejtën për arsimim në gjuhën amtare. Në fund, ai ka shprehur mbështetje për studentët protestues, duke theksuar se kërkesat e tyre janë të drejta dhe të domosdoshme.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …