Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i është drejtuar me një letër të hapur partnerëve ndërkombëtarë, duke ngritur shqetësime serioze për drejtimin politik të Maqedonisë së Veriut. Në letrën e dërguar ambasadorëve të vendeve të Bashkimi Evropian dhe liderëve ndërkombëtarë, Ahmeti thekson përkushtimin e BDI-së ndaj Marrëveshjës së Ohrit dhe ndërtimit të një shteti multietnik, por paralajmëron për hapa që, sipas tij, po e cenojnë këtë bazë. Ai veçon si shqetësuese heqjen e mekanizmit të “balancuesit” për përfaqësim të drejtë të komuniteteve, sfidat në zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe përpjekjet për ta kontestuar atë në Gjykatën Kushtetuese. Sipas tij, këto zhvillime rrezikojnë të kthejnë prapa arritjet kyçe të pasluftës dhe të minojnë stabilitetin ndëretnik. Në këtë kontekst, Ahmeti kërkon angazhim më të fortë ndërkombëtar për të mbrojtur frymën e Marrëveshjës së Ohrit dhe për të garantuar vazhdimin e rrugës euroatlantike të vendit. Megjithatë, kjo thirrje shihet edhe si një sinjal i qartë i tensioneve të brendshme politike, ku çështjet etnike dhe institucionale po rikthehen në qendër të debatit, duke ngritur pikëpyetje serioze për stabilitetin afatgjatë dhe përkushtimin real ndaj standardeve demokratike në Maqedonia e Veriut.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
