16 prilli i Lavdisë!

Komuna e Deçanit përmes një postimi në faqen zyrtare të saj njofton se me 16 Prill shënon përvjetorin e rënies heroike të dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj, Luan Nimanaj, Agim Selmanaj dhe Enver Haradinaj.

Tutje në njoftim thuhet se me më 16 prill, në Deçan, do të bashkohemi për të nderuar sakrificën e tyre sublime dhe për të përkujtuar me krenari veprën dhe emrat e tyre, që mbeten të skalitur përgjithmonë në historinë e Kosovës, përfundon njoftimi nga komuna e Deçanit.

Agjenda e Aktiviteteve

11.00 Homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan

11.30 Nisja në ecjen “Shtegu i Lirisë”, nga Gllogjani deri te vendi i rënies në Maznik

13.30 Homazhe pranë lapidarit të Dëshmorëve në Maznik

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mban takim koordinues për organizimin e festës tradicionale “Zoja e Madhe” në Letnicë

Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur një takim …