leoni

Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës takohet nesër në orën 11.00 kur edhe cakton seancën e radhës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës në takimin e së  mërkurës, që pritet të fillojë në orën 11.00 pritet të caktojë  seancën e radhës. Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi nuk do të shtrohet për diskutim në seancën e parë të vjeshtës në Kuvend, për shkak se Qeveria ende nuk e ka riproceduar,  meqë ka filluar disa takime me banorët e komunave të Dukagjinit.

Në rend të ditës janë:

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,
  2. Përgatitjet për seancën plenare:
  1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
  2. Koha për pyetje parlamentare,
  3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  4. Shqyrtimi i raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2015,
  5. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Medie,
  6. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e dy (2) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
  7. Propozimi i GP të AAK-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.
  8. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.

Kontrolloni gjithashtu

26 vjet nga “Epopeja e Çabratit”: Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e luftës së Kosovës

Sot, më 7 maj 2025, në Gjakovë përkujtohet 26-vjetori i “Epopesë së Çabratit”, një nga …