Bedri Hamza: Çështja e presidentit është mbyllur, mungoi serioziteti nga Kurti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se për partinë që ai drejton, çështja e presidentit tashmë konsiderohet e përfunduar. “U kry ajo punë. Është mbajtur mbledhja e Këshillit Drejtues, i cili është organ vendimmarrës brenda Partisë Demokratike të Kosovës,” u shpreh Hamza. Ai theksoi se në këtë mbledhje është konstatuar mungesa e seriozitetit nga partia fituese dhe nga Albin Kurti për t’ia dhënë vendit një zgjidhje për postin e presidentit. Sipas tij, qasja e deritanishme ka dëmtuar procesin dhe ka lënë vendin pa një marrëveshje politike për një nga postet kyçe institucionale.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama prezanton paketën me gjashtë masa kundër dhunës urbane

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka prezantuar një paketë me gjashtë instrumente ligjore që synojnë …