Aida Dërguti: Vetëvendosje ka nisur fushatën dhe po e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja

Opinionistja Aida Dërguti ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka hyrë në logjikë zgjedhore dhe po përgatit terrenin për zgjedhje të reja, duke përdorur situatën politike aktuale për të fajësuar kundërshtarët. Ajo tha se veprimet e fundit të Vetëvendosjes nuk janë përpjekje reale për zgjidhje, por pjesë e një strategjie politike për të ndërtuar narrativën e fajtorit. Sipas Dërgutit, ofertat e minutës së fundit po bëhen vetëm për imazh publik dhe për të treguar se përgjegjësia për krizën bie mbi partitë e tjera. Ajo theksoi se Vetëvendosje e ka të lehtë të shkojë në zgjedhje, pasi aktualisht mban nën kontroll shumicën e institucioneve shtetërore. Dërguti shtoi se moszgjidhja e çështjes së presidentit mund ta shtyjë vendin drejt një procesi të ri zgjedhor, në një kohë kur skena politike mbetet e polarizuar dhe pa marrëveshje mes subjekteve kryesore.

Kontrolloni gjithashtu

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që qasjen në gazin e lëngshëm natyror n

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që qasjen në …