Posta e Kosovës dhe KRU “Prishtina” nënshkruajnë marrëveshje, faturat e ujit paguhen pa provizion në të gjitha zyrat postare

Posta e Kosovës dhe KRU “Prishtina” kanë nënshkruar  marrëveshjen për vazhdimin e bashkëpunimit institucional, duke u mundësuar qytetarëve pagesën e faturave të ujit në të gjitha zyrat e Postës së Kosovës, pa provizion shtesë. Marrëveshja u formalizua në një takim ndërmjet kryeshefes ekzekutive të Postës së Kosovës, Nora Rraci, dhe kryeshefit ekzekutiv të KRU “Prishtina”, Arsim Fetahu, të shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tyre. Sipas palëve, pagesat do të regjistrohen automatikisht në sistem, duke mundësuar shlyerje të menjëhershme të obligimeve dhe duke rritur efikasitetin e shërbimeve për konsumatorët. Në kuadër të zgjerimit të rrjetit të saj në mbarë vendin, Posta e Kosovës po rrit qasjen e qytetarëve në shërbime esenciale, ndërsa kjo marrëveshje pritet të lehtësojë edhe më tej procesin e pagesave për klientët e KRU “Prishtina”. Të dy institucionet e vlerësuan lart bashkëpunimin e deritanishëm, duke theksuar se marrëveshja krijon mundësi të reja për thellimin e partneritetit dhe zhvillimin e shërbimeve të reja në interes të qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. Zholi: U shua Birçe Hasko, ikona e teatrit dhe filmit shqiptar që jetoi me art, dinjitet dhe thjeshtësi

Albert Z. Zholi: U shua Birçe Hasko, ikona e teatrit dhe filmit shqiptar që jetoi me art, dinjitet dhe thjeshtësi

Lajmi për ndarjen nga jeta të Birçe Hasko në moshën 84-vjeçare është një humbje e madhe për …