Njohësi i rrethanave politike dhe të sigurisë, Burim Ramadani, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe mundësinë e zgjedhjeve të reja parlamentare, duke theksuar se Kosova ka nevojë për ndryshim të thellë politik dhe institucional. Sipas tij, shteti duhet të jetë funksional dhe i qëndrueshëm, ndërsa ka vlerësuar se momenti aktual kërkon angazhim më të madh qytetar dhe institucional. Koha është tash. Shteti ynë duhet të jetë funksional dhe stabil. Aktivizimi i secilës e secilit do të sjellë ndryshim, jo vetëm në emra e mbiemra, por në kulturën politike. Ky ndryshim është i domosdoshëm. Nuk bëhet fjalë më për individë, por për shtetin tonë të përbashkët , ka deklaruar Ramadani. Ai ka theksuar se transformimi politik duhet të shkojë përtej personave, duke u fokusuar në ndërtimin e një kulture të re politike në vend.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
