https://www.radiokosovaelire.com/ali-ahmeti-premton-terheqje-nga-politika-ne-rast-te-humbjes-ne-zgjedhje/

Eman Rrahmani: Kurti po e shmang përplasjen me Osmanin për arsye elektorale

Deputeti Eman Rrahmani, ka hedhur kritika të drejtpërdrejta ndaj mënyrës se si kryeministri Albin Kurti po e trajton raportin e tij me presidenten Vjosa Osmani në prag të një periudhe të mundshme zgjedhore. Sipas tij, sjellja e Kurtit ndaj Osmanit nuk është e rastësishme, por një strategji e qartë politike për të shmangur humbjen e votave dhe për të ruajtur ekuilibrin elektoral. Kurti nuk pritet të dalë publikisht me qëndrime kritike ndaj presidentes, duke e cilësuar këtë si një “heshtje të kalkuluar” që i shërben vetëm interesave zgjedhore. “Kurti s’ka guxim të flasë keq për Vjosa Osmanin. Ai do të ruajë qetësinë, sepse çdo deklaratë kundër saj mund t’i kushtojë politikisht. Por njerëz rreth tij mund të flasin,” është shprehur Rrahmani, duke sugjeruar se kritikat eventuale mund të vijnë nga rrethi i ngushtë i kryeministrit, jo nga vetë ai. Sipas Rrahmanit, kryeministri gjithashtu do të shmangë çdo debat mbi vendimin për mospropozimin e Vjosa Osmanit për presidente, duke e konsideruar këtë çështje të ndjeshme në raport me opinionin publik. “Është e qartë se kjo është strategji politike. Ai nuk do të përballet me këtë temë në fushatë,” ka deklaruar ai, duke shtuar se Kurti ka përgjegjësi t’u japë shpjegime qytetarëve për vendimet politike që lidhen me postin e presidentes.

Kontrolloni gjithashtu

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që qasjen në gazin e lëngshëm natyror n

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që qasjen në …